Gazetari Mero Baze ka dhënë versionin e tij për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Baze në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se përgjegjësia për zhdukjen e Remzi Hoxhës i takon Shërbimit Informativ të shtetit shqiptar të asaj kohë (SHIK).
Ai thotë se Remzi Hoxha kishte biznese dhe sipas tij edhe rrëmbimi lidhet me këtë gjë.
“Më erdhën në zyre vëllai i Remziut me një shok timin dhe më thonë se atë e kanë rrëmbyer me një makinë. Më thanë që e kanë marrë në Komisariatin nr.3. I mora në telefon në komisariat dhe iu them se e keni marrë një kosovarë, lirojeni se është miku im. Më thanë se i kanë marrë të Shërbimit dhe zakonisht i lirojnë pas 24 orëve…Të nesërmen erdhi vëllai dhe gruaja dhe më thanë se nuk e kanë liruar. Pasi e thirra komisariatin më thanë se e kanë ngatërruar personin dhe se ai nuk ishte por një person tjetër. Pata një lloj shqetësimi dhe ju premtova që do të merrem më shumë personalisht me rastin”.
“Mora kryeministrin Aleksandër Meksin dhe ai më tha që është përgjegjësi e SHIK-ut. Mora Ministrinë e Brendshme dhe më thanë edhe atë që është punë e SHIK-ut. Me shefin e SHIK-ut, Bashkim Gazidede nuk kisha raporte të mira. Më lehtë depërtoja te Berisha që ishte president se te Gazidede. Shkova në mbrëmje te Sali Berisha dhe ja shpreha shqetësimin. Ai menjëherë ma ndryshoi bisedën. “Po t’i ku e njeh këtë” më pyeti Berisha si me habi. Ia tregova se ka qenë shoku im ortak me Remziun. Më tha: ”Shoku juaj të bëjë kujdes për veten. Mos u merr me këto gjëra”. I thashë e njoh prandaj u interesova”.
“Berisha më tha se do të flasë më ata të shërbimit dhe kështu kishte ndodhur. Gazidede me thirri në telefon dhe fjalët e njëjta si Berisha që të mos merrem me rastin”.
Baze thotë se për çështjen u interesua edhe gazetari tjetër Ylli Rakipi, por se sipas tij edhe atij i kishin thënë gjëra të tmerrshme.
“”Mos e kanë marrë këta të Maqedonisë se ka bërë atentat ndaj Gligorovit”, e gjëra të tjera, që me sa duket u kishte ngelur në dorë (Remziu) pasi ishte dita e tretë apo katërt pas rrëmbimit”, rrëfen tutje Baze.
Gazetari thotë se edhe Rugova dhe Bukoshi zyrtarisht janë interesuar për fatin e Remzi Hoxhës, por asnjëherë Shqipëria në atë kohë nuk kishin dhënë detaje për fatin e tij.
Ai thotë se qëllimi final nuk ka qenë vrasja e Remzi Hoxhës por vetëm nxjerra e informacioneve nga ai, por sipas tij “Remziu u ka ngelur në dorë shërbimeve të Shqipërisë”.
Baze thotë se krimi më i madh i shtetit shqiptar është fshehja e vrasjes së Remzi Hoxhës.
Ai thotë se drejtësia shqiptare ka arritur deri të tre vrasësit e Remzi Hoxhës por jo edhe te trupi i tij./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia
Votat e diasporës, Siljanovska 369, Osmani 182 vota
Pogradecari nuk i ikën dot ‘zakonit të vjetër’, përfiton nga amnistia por rikthehet përsëri në burg pasi kreu një vjedhje
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre