LAJMI I FUNDIT:

Merkeli i ofroi Trumpit një miliard euro për një “marrëveshje të ndyrë” shkaku i gazit rus

Merkeli i ofroi Trumpit një miliard euro për një “marrëveshje të ndyrë” shkaku i gazit rus

Gjermania i ofroi Donald Trumpit rreth një miliard euro në një përpjekje për të bindur ish-presidentin e SHBA-së për të hequr sanksionet kundër tubacionit të Rusisë – Nord Stream 2.

Ministri gjerman i ekonomisë Olaf Scholz ngriti mundësinë e përdorimit të parave të taksapaguesve për të subvencionuar importet e gazit të lëngshëm të SHBA-së vitin e kaluar për të parandaluar Uashingtonin të vendosë masa ndëshkimore mbi projektin ruso-gjerman, raporton deutschewelle.

Propozimi – i quajtur një “marrëveshje e ndyrë” nga aktivistët mjedisorë – u paraqit në një letër personale dërguar Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Steven Mnuchin. Memorandumi, i marrë nga Environment Action Germany, thotë se “Qeveria Gjermane është shumë e shqetësuar për masat e fundit të sanksionit të shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe zhvillimet legjislative në Kongres në lidhje me Nord Stream 2”.


Olaf Scholz

“Qeveria gjermane si dhe partnerët tanë evropianë refuzojnë vendosmërisht sanksionet ekstraterritoriale të SHBA-së si dhe presionin e drejtpërdrejtë nga administrata amerikane”, shkruan më tutje.

Në një të ashtuquajtur “jo-letër”, Scholz përcaktoi planet për t’i ofruar një miliard euro të parave të taksapaguesve për të financuar projekte të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së.

Ndryshe, vendosja e tubave në pjesën daneze të trasesë së tubacionit të diskutueshëm dhe pothuajse të përfunduar ruso-gjerman të gazit Nord Stream 2 ka vazhduar këto ditë. Siç është njoftuar, ajo duhet të përfundojë deri në fund të muajit prill, raportojnë mediat gjermane.

Autoritetet atje vazhdojnë të insistojnë në përfundimin e ndërtimit të tubacionit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së që përpiqen të ndalojnë çështjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
Kalo në kategori