Gjatë fjalës së saj, ajo i kushtoi një vëmendje mjaft të veçantë ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2015, ku bëri thirrje që mbështetja për emigrantët të jetë edhe më e madhe në vitin 2016.

“Jam shumë e sigurt se nëse do të arrijmë t’a menaxhojmë krizën e emigrantëve sot, do t’i kemi dhënë një mundësi vetes tonë për të nesërmen. Gjëja më e rëndësishme është që të mos lejojmë përçarjen dhe distancimin e klasave sociale. Duhet të tregohemi të barabartë të gjithë”.


Kancelarja gjermane ishte një prej politikaneve që i ka mbështetur më së shumti politikat pro strehimit të emigrantëve. Pavarësisht se një gjë e tillë është përshëndetur nga mbarë opinioni botëror, Partia e saj Kristian-Demokrate ka shënuar rënie në projeksionet e sondazheve të realizuara në Gjermani.