LAJMI I FUNDIT:

Merkel u kërkon votuesve në Kroaci të refuzojnë nacionalizmin në zgjedhjet e BE

Merkel u kërkon votuesve në Kroaci të refuzojnë nacionalizmin në zgjedhjet e BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje evropianëve të refuzojnë me votë nacionalizmin në zgjedhjet e BE-së që do të mbahen javën e ardhshme.

Deklarata e Merkel u bë gjatë një tubim në kryeqytetin kroat të Zagrebit, ndërsa kancelari i Austrisë njoftoi fundin e qeverisë së tij me Partinë e ekstremit të djathtë të Strache pas publikimit të një videoje sekrete ku partneri i tij i koalicionit shfaqej duke diskutuar kontratat qeveritare me një investitor të pretenduar rus.

“Patriotizmi dhe Evropa nuk janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, nacionalizmi po përpiqet të shkatërrojë Evropën dhe ne duhet ta luftojmë”, deklaroi Merkel para një turme njerëzish të mbledhur në një sallë basketbolli, në ngjarjen e vetme të fushatës zgjedhore të Parlamentit Evropian jashtë Gjermanisë.


Kancelarja gjermane iu referua përvojës së Kroacisë në luftërat e Ballkanit të viteve 1990, ndërsa përshëndeti Bashkimin Evropian si një faktor kyç në favor të paqes në kontinent.

“Evropa është një projekt paqeje. Ne kemi 74 vjet paqe në Gjermani. Ju keni pasur një luftë në vitet 1990, ju e dini se çfarë do të thotë paqe. Ne mund ta mbajmë këtë paqe vetëm nëse përfaqësojmë interesat e të gjitha shteteve anëtare dhe nëse jemi në gjendje ta fusim veten në pozicionin e palës tjetër , për të ndërtuar ura”, tha Merkel.

Ajo u shfaq në tubim së bashku me Manfred Weber, kandidatin për president të Komisionit Evropian të Aleancës së qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori