LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Shpresojmë që në muajin mars të marrim rezultatet që duam për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Merkel: Shpresojmë që në muajin mars të marrim rezultatet që duam për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama bëri të ditur disa nga çështjet që do të diskutojë.

Merkel tha se janë arritur shumë gjëra dhe se shpresojmë që në muajin mars të marrim rezultatet që duam për hapjen e negociatave me Shqipërinë.


“Gëzohem që sot kemi mundësi të shkëmbejmë mendime me kryeministrin Edi Rama në këtë fillim viti, por dhe të zhvillojmë bisedime dy paleshe. Për mua është një nevojë e veçantë që përballë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ku shumë njerëz humbën strehën dhe pati një numër të lartë viktimash të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë. Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy paleshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtësi. Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë”, tha kancelarja Merkel.

Ajo gjithashtu vuri theksin edhe te e ardhmja evropiane e Shqipërisë.

“Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe për Ballkanin perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill në Mars të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në këshillin e fundit ne folëm për këtë dhe shpresojmë që në muajin mars të marrim rezultatet që dëshirojmë. Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit perëndimor por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare te Be. Meqenëse komisioni i ri evropian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, tha Merkel. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori