Kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëkritike – ajo apelon për më shumë unitet në vend dhe i betohet idesë për një Evropë të fuqishme. Ndërsa për krizat ndërkombëtare, ajo thotë se Gjermania duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
Në fjalimin e saj të fundvitit, kancelarja Angela Merkel u drejtohet së pari njërëzve në vendin e saj. “Të dashur bashkëvendase dhe bashkëvendas”, ishte përshëndetja e saj në fillim.
Por fjalët e saj janë dëgjuar me siguri me vëmendje edhe jashtë Gjermanisë. Kur Angela Merkel flet, nga perspektiva e saj, për një vit të vështirë politik, atëherë fjalën e ka për dy këndvështrime – nacional dhe ndërkombëtar.
Kancelarja gjermane e filloi fjalimin me krijimin e vështirë të një koalicioni të ri, pas zgjedhjeve të vitit 2017. Gjashtë muaj kanë zgjatur negociatat, “e kur e krijuam koalicionin, së shpejti filluan grindjet dhe kemi qenë të detyruar që shumë kohë të merremi me vetveten”.
Kristiandemokratja nuk e përmendi asnjë shembull konkret, por dy gjëra kanë mbetur në mendje: Mosmarrëveshjet permanente me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer dhe partinë simotër CSU, si dhe mosmarrëveshjet me socialdemokratët. Shkaku i grindjeve ka qenë në radhë të parë çështja e migrimit.
Çështjet më të rëndësishme – klima, migrimi, terrorizmi
Merkel megjithatë thotë se klima e tendosur brenda koalicionit qeverisës nuk është shkaku i paralajmërimit të saj të tërheqjes nga politika, ne fund të mandatit të tanishëm. Këtë vendim e ka marrë ajo “pavarësisht zhvillimeve gjatë vitit 2018”. Ndërkohë janë mbushur 13 vjet nga fillimi i qeverisjes së saj (2005) dhe “ky është shkak i mjaftueshëm” për të bërë këtë hap. “Demokracia jeton nga ndryshimet’.
Merkel është e bindur se mund të përballemi me sukses me të gjitha sfidat e tanishme, “nëse jemi unikë dhe bashkëpunojmë edhe me të tjerët jashtë vendit”. Këtu e ka fjalën për sfidat, si ndryshimi i klimës, por edhe zgjidhja e çështjes së migrimit si dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. “Zgjidhja e këtyre çështjeve është në interesin tonë.”
Roli i Gjermanisë në KS të OKB
Por Merkel ka edhe dyshime në lidhje me gatishmërinë për përballje me këto sfida. Me siguri që ka probleme me bashkëpunimin, thotë Merkel. Por sërish nuk e thotë asnjë shembull konkret. Ajo mendon këtu për politikën nacionaliste këndej dhe andej Atlantikut. Konkludimi i saj: “Në një situatë të tillë, duhet të angazhohemi edhe më fuqishëm për realizimin e bindjeve tona, duhet të argumentojmë dhe luftojmë”.
Sa i përket anëtarësisë së Gjermanisë në KS të OKB në dy vitet e ardhshme, Merkel thotë “se Gjermania do të angazhohet atje për zgjidhjen e çështjeve globale”. “Ne do t’i shtojmë mjetet tona financiare për ndihma humanitare, zhvillim por edhe për mbrojtje.” Do të angazhohemi që Bashkimi Evropian “të jetë më i fuqishëm dhe më i aftë për marrjen e vendimeve”. Ndërsa me Britaninë e Madhe do të “kemi një partneritet të ngushtë”, pavarësisht daljes nga BE.
Merkel kërkon më shumë “transparencë, tolerancë dhe respekt”
Kancelarja Merkel apelon tek bashkëvendasit e saj që në maj, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, “t’i mbeten besnikë projektit të paqes, mirëqenies dhe sigurisë”. Në fund të fjalës së saj me rastin e Vitit të Ri 2019, Merkeli sërish u drejtohet qytetarëve të Gjermanisë, me fjalët se “‘Qeveria synon më shumë barazi” me qëllim që “të gjithë të kenë mundësi shkollimi, banimi dhe sigurim shëndetësor”.
“Ne po angazhohemi për zgjidhjet më të mira. Por gjithmonë duke ruajtur vlerat e përgjithshme si transparenca, toleranca dhe respekti”. Merkeli është e shqetësuar për ashpërsimin e klimës në shoqërinë gjermane gjatë vitit 2018. Por ajo është e bindur se: “Nëse jemi të bindur për vlerat dhe idetë tona, atëherë mund të krijohen vetëm gjëra të reja dhe të mira”. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nesër do të jetë natë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë”, çfarë po paralajmëron Trumpi?

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Një i vdekur dhe disa të lënduar në Manheim të Gjermanisë, policia arreston një person

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte takimi zgjidhjen e problemeve reale

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës