LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Nuk ndryshojmë qëndrim në lidhje me emigrantët

Merkel: Nuk ndryshojmë qëndrim në lidhje me emigrantët

“Nuk do të ndryshojmë qëndrim në lidhje me emigrantët pavarësisht rritjes së partive të ekstremit të djathtë”, kështu i është përgjigjur kancelarja gjermane Angela Merkel pyetjes së bërë nga reporterët.

Ajo u shpreh se Unioni Kristian Demokrat do të vijojë t’i qëndrojë besnik qasjes së tij duke shtuar se një gjë e tillë nuk nënkupton se ajo është kundër përforcimit të masave të sigurisë në kontinentin e vjetër.


Pakënaqësia në radhët e qytetarëve gjermanë në lidhje me politikat pro-strehimit të azil-kërkeusve është manifestuar edhe në rezultatet e zgjedhjeve rajonale që u mbajtën gjatë vitit të shkuar. Shifrat përfundimtare treguan se partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë kishte shënuar rritje të konsiderueshme, ndërkohë Unioni Kristian Demokrat kishte pësuar rënie.

Përveç presionit të partive opozitare, Kancelares Merkel i është dashur të përballet edhe me aleatët e saj në qeverisje. Këta të fundit kanë kërkuar që qeveria të braktisë politikën e dyerve të hapura për emigrantët, transmeton oranews.

Kundërshtimi i opinionit dhe i politikës nda azil-kërkuesve ka ardhur në rritje për shkak të një sërë ngjarjeve të ndryshme, përshirë sulmet seksuale të Kolnit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve si dhe sulmet terroriste që kanë tronditur Evropën gjatë muajve të fundit.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori