Meriton Korenica ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e gjigantit rumun, CFR Cluj.

Ylli kosovar ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë radhazi brenda katër ditëve duke shënuar edhe golin e dytë.


Pasi realizoi në fundjavë ndaj Craiovas në fitoren 0-2, Korenica ka gjetur golin sërish në Kupën e Rumanisë.

Cluj ka triumfuar në udhëtim te Ceahlaul me rezultat 1-2.

Korenica ishte vendimtar në këtë takim duke shënuar golin e dytë në ndeshje në minutën e 67-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app