Shteti i Gjermanisë nuk iu rekomandon qytetarëve të saj të udhëtojnë drejtë vendeve Ballkanit pasi llogariten si vende të rrezikuara nga Covid-19.
Këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, Bahri Cani, i cili deklaroi se Kosova dhe Luksemburgu kanë qenë vendet me numër më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Evropë.
“Vendimet më të reja të Gjermanisë dhe BE-së për udhëtimet në gjysmën e parë të gushtit dhe hapjen e kufijve. Kosova dhe Luksemburgu kanë qenë vendet me raste më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Evropë”,
“Komisioni Evropian edhe për pjesën e parë të muajit gusht ka rekomanduar që të mos hapen kufijtë me vendet e Evropës juglindore. Këto rekomandime janë dy javore. dhe rekomandimet e radhës priten ne gusht”.
“Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e vet që të mos udhëtojnë për Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë, as në gjysmën e parë të gushtit”.
“Gjermania nuk e merr përgjegjësinë për të kthyer ndonjë shtetas të vet as në rastet e shpërthimit më shumë të pandemisë, si në rastet e mbylljes së kufijve. Nëse udhëtoni ku nuk rekomandohet, është e mundur sigurimet të mos marrin përgjegjësinë për shërimin e juaj nëse sëmureni”.
Cani me anë të një videoje të publikuar në Youtube ka deklaruar se ata që hynë në Gjermani do të futen në karantinë dy javë nëse kanë qenë në vendet e rrezikuara.
“Gjermania vendos karantinim 2 javor për të gjithë personat që kanë qenë në ndonjë vend të rrezikuar edhe te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht kohëzgjatjes të gjithë duhet të futen në karantinë. Dënimet shkojnë deri në 25 mirë euro”, njofton Klan Kosova.
“Karantimit mund t’i shpëtoni nëse e keni një test negativ për Covid-19, nuk guxon të jetë më shumë se 48 orë i vjetër. Testimet që kryhen në Kosovë në Gjermani nuk vlejnë, për në Gjermani vlejnë testimet që kryhen jashtë Kosovës në të gjitha vende tjera te Ballkanit”
“Më 24 korrik ka vendosur të organizojë testimet pa pagesë për të gjithë personat që kthehen nga udhëtimet jashtë vendit”.
“Më 3 gusht do të hyjë në funksion vendimi për testimin e detyrueshëm për personat që kanë qenë në vendet e rrezikuara, kjo vlen edhe për vendet e Ballkanit”.
“Testimet janë pa pagesë mund të kryhen në aeroporte, në limane, stacione hekurudhore vende te caktuara pranë autostradave tek mjeku i shtëpisë edhe tek enti për pune sociale”.
“Brenda 72 orëve të futjes ne gjermani, me pas duhet ta paguni vet nëse nuk e keni kryer testin falas brenda këtyre orëve. Gjatë pritjes së rezultatit të testit, duhet të lajmëroheni entin shëndetësor dhe të rrini në karantinë”.
“Edhe pas përfundimit të karantimit duhet të bëni një test të dytë, ky test është pa pagesë dhe ofrohet për të gjithë ata që kanë qenë në vendet e rrezikuara. Këto teste nuk bëhen në aeroporte por tek mjeku familjar”,ka thënë Cani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre