Mërgim Vojvoda shënon në fitoren e Comos ndaj Hellas Veronës

Mërgim Vojvoda
Como ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit Italian.
Në këtë ndeshje me gol kontribuoi edhe ylli kosovar Mërgim Vojvoda, i cili realizoi golin e tretë për Comon.
Ndonëse ai nuk e nisi nga minuta e parë, pas inkuadrimit të tij në pjesën e dytë, ndikimi i tij ishte i menjëhershëm.
Mërgim Vojvoda 90' +2
Serie A | 🇮🇹 Como 3-1 Hellas Veronapic.twitter.com/A4U7KsDfon
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 29, 2025
30-vjeçari realizoi në minutën e 92-të për rezultatin përfundimtar 3-1, duke konfirmuar kështu fitoren e radhës të Comos.
Për Vojvodën ky ishte goli i tij i parë këtë sezon me Comon, pas tetë ndeshjeve të luajtura deri më tani./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































