LAJMI I FUNDIT:

Mercedes zbuloi Maybach-un që tregon se “imagjinata nuk njeh kufi”

Mercedes zbuloi Maybach-un që tregon se “imagjinata nuk njeh kufi”

Ky krijim origjinal u bë nën kujdesin e dy stilistëve të njohur.

Maybach-u i fundit është provë se imagjinata nuk njeh kufi, veçanërisht kur dizajnerët i kanë duart të lira.


Në këtë rast, dizajnerët kishin edhe udhëheqjen më të lartë të dy stilistëve, Virgil Abloh dhe Gorden Wagener të sapo ndjerë.

Me pak fjalë, ky është një “coupe me dy ulëse, me energji elektrike”.

Tingëllon e ‘çmendur’ dhe duket edhe më e ‘çmendur’.

Pamja krejtësisht origjinale përpara është bërë nga dritat me forma të çuditshme dhe maska ​​e ndriçuar, anash ka një hekur të gjatë poshtë derës që i jep një pamje më agresive, dhe në pjesën e pasme ka një prerje të drejtë me drita të rrumbullakëta dhe logo të markës, dhe dekorim metalik.

Ajo ka surpriza të reja në kabinë.

Edhe pse ka gjatësi gjashtë metra, janë instaluar vetëm dy ulëse me mundësi palosjeje në krevat.

Kombinimi i elementeve moderne (kabinë digjitale) dhe retro përshtaten në mënyrë të përkryer në këtë ide të automjetit fuoristradë të së ardhmes.

Projekti Maybach është ekspozuar në Muzeun Rubell në Miami. Prodhimi nuk është planifikuar ende. /Telegrafi/