LAJMI I FUNDIT:

Mercedes tregon çmimet e EQC (Foto)

Mercedes tregon çmimet e EQC (Foto)

Makina tërësisht elektrike, tani ka edhe çmimet për të gjitha verzionet

Ky SUV elektrik, që është prezantuar vitin e kaluar, është vetëm një prej shumë makinave nga linja EQ, që Mercedes planifikon t’i sjellë në treg, transmeton Telegrafi.


Çmimi fillestar për një Mercedes EQC, do të jetë 71,281 eruo, përfshirë edhe taksat. Në krahasim me rivalin kryesor Audi e-tron, është shumë më i lirë, sepse për të duhet paguar 79,900 euro.

Niveli fillestar i kësaj makine, është shumë i kompletuar dhe vjen me sistemin standard MBUX, një ekran me 10.25 inç, navigacion dhe kontrollim me zë.

Për 2,297 euro më shumë, blerësi mund të përfitojë edhe Draving Assistance Package, si dhe një numër të përparësive të sigurisë.

Ata që duan ta kenë sa më të kompletuar, mund ta porosisin për 84,940 euro, EQC Edition 1886 që është parë në New York Auto Show.

Të gjitha EQC i kanë nga dy bateri elektrike, që në kombinim nxjerrin deri në 402 kuaj fuqi. Me kapacitet prej 80 kWh, kjo makinë mund arrijë deri në 180 kilometra në orë.

Autonomia e Mercedes EQC është 415 kilometra, që po konsideroht të jetë mjaft e lartë. /Telegrafi/