LAJMI I FUNDIT:

Mercedes do të lansojë tetë modele të reja me çmime të ulëta (Foto)

Mercedes do të lansojë tetë modele të reja me çmime të ulëta (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes, i njohur për modelet luksoze dhe të shtrenjta, tani është në kërkim edhe të klientëve që nuk janë të pasur.

Meqenëse kjo kategori e njerëzve është shumë e madhe, pritet që brenda katër vitesh të lansohen tetë modele të reja, që kanë çmime të ulëta dhe nuk janë të kushtueshme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në asnjërën prej tyre nuk do të mungojë kualiteti i lartë dhe format e krijuara për një kohë të gjatë nga Mercedes.

Nuk bëhet e ditur se cilat modele do të jenë të parat, apo çfarë do t’ju mungojë atyre që të jenë më të lira, por pritet të ketë makina nga seritë AMG deri te A-Class.

Pritet të shihet se sa do të jenë çmimet e tyre dhe nëse janë vërtetë të lira, apo thjeshtë më ekonomike në krahasim me shumat që duhet të paguhen për modelet e tanishme. /Telegrafi/