LAJMI I FUNDIT:

Mercedes Sprinter i Klassen ka ekran të madh dhe konzolë të PlayStation 5

Mercedes Sprinter i Klassen ka ekran të madh dhe konzolë të PlayStation 5

Kompania Klassen ka prezantuar versionin e saj të furgonit Sprinter nga Mercedes.

Sprinteri i Klassen-it, është një veturë VIP e cila nga jashtë duket si një model i rëndomtë, me pak ndryshime kozmetike në mbrojtësit anësor dhe fellnet me tërheqëse, por që shumëkënd po e bënë të mendojnë se bëhet fjalë për versionin AMG, transmeton Telegrafi.


Ndryshimet e eksterierit janë të vogla për dallim nga brendësia. Pllaka e armaturës ka të njëjtën formë e trashësi, por çdo hapësirë është veshur me lëkurë – nga instrument tabela e deri të dyert.

Ky furgon është i pajisur me frigorifer dhe priza për mbushje të pajisjeve të ndryshme elektronike. Sprinteri është bërë me dysheme të re.

Tretmani VIP vërehet më së shumti në pjesën e pasme ku gjenden ulëse Ottoman dhe tavolina. Pllaka e kontrollit i mundëson përdorimin e sistemit infotainment, kështu që pasagjerë nuk varen shumë nga shoferi.

Aty janë edhe perdet për privatësi dhe mini-bari për një grup miqsh që udhëtojnë bashkë dhe nuk duan të mërziten. Sprinteri i Klassen posedon edhe televizor që është i vendosur në mes dhe është i lidhur me sistemin Apple TV.

Për argëtim është konzola e lojërave të Sony – PlayStation 5, e adhuruesit e muzikës mund të kënaqen me sistemin e zërimit. Klassen nuk ka zbuluar çmimin e Sprinterit VIP, por pritet të jetë tejet i lartë. /Telegrafi/