LAJMI I FUNDIT:

Mercedes shënoi rekord shitjesh gjatë muajit shtator, A-Class ishte më i kërkuari

Mercedes shënoi rekord shitjesh gjatë muajit shtator, A-Class ishte më i kërkuari

Në muajin shtator, Mercedes i ka pasur shitje për 10.4 për qind më të mëdha

Vetëm gjatë muajit shtator, prodhuesi gjerman Mercedes ka shitur 223,828 makina në mbarë botën, duke shënuar kështu një rekord për këtë muaj, transmeton Telegrafi.


Shitjet e muajit të kaluar, ishin për 10.4 për qind më të mëdha, derisa në tre mujorin e fundit të këtij viti, shitjet e Mercedesit janë rritur për 12.2 për qind, pasi që arriti të shiste 590,514 vetura.

“Kemi arritur të shënojmë tre mujorin më të mirë të shitjeve, me ndihmën e një stafi shumë të përkushtuar, në këtë kohë tepër sfiduese” ka thënë zyrtarja e lartë e financave në Mercedes, Britta Seeger.

Sipas saj, deri në fund të vitit, Mercedes mund të shënojë edhe rekord shitjesh të veturave brenda një viti, megjithëse në një ambient të pafavorshëm, shkaku i konkurrencës së lartë.

Gjatë këtij viti, më i kërkuari ishte modeli A-Class që është shitur në 72,700 njësi, apo 17.7 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Të kërkuara kanë qenë edhe modelet B-Class, CLA Coupe, CLA Shooting Brake dhe GLA, që u shitën mjaft mirë. /Telegrafi/