LAJMI I FUNDIT:

Mercedes rikthen një SUV shumë të popullarizuar (Foto)

Mercedes rikthen një SUV shumë të popullarizuar (Foto)

Krahas një tjetër makinë të njëjtë, nga linja AMG

Fokusi i Mercedes-Benz janë makinat crossover SUV, andaj është duke investuar shumë, për të sjellë modele të reja, transmeton Telegrafi.


Tashmë i kemi parë A-Class dhe CLA në formën bazë, si dhe AMG 35 me 300 kuaj fuqi, duke e treguar fuqinë që ka. I njëjti model, do të jetë edhe në versionin prej 400 kuaj fuqive.

Raportohet se Mecedes po punon edhe për një SUV tërësisht të ri, që është emëruar GLB i cili do ta ketë platformën e njëjtë me A-Class dhe CLA, si dhe disa elemente nga AMG 35. Vetëm se GLB nuk do të jetë i vetmi crossover subkompakt, që do të del nga prodhimi.

Autocar raporton se krahas këtij modeli, rikthehet edhe një SUV shumë i popullarizuar, por me ndryshime të shumta.

Platforma e re MFA, do të vendoset edhe në gjeneratën e dytë të GLA, që do të rivalizojë me Audi Q3, BMW X1 dhe Volvo XC40. Raportohet se GLA, do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show.

Do t’i ruajë linjat e rrubullakosura dhe nuk do të ketë formën katrore si GLB, që e ka marrë nga G-Wagon. Nën kapak do ta ketë motorin e njëjtë me 2.0 litra, vetëm se nuk dihet se çfarë njësie të kuaj fuqive do të ketë.

Detajet tjera Mercedes i ka mbajtur fshehtë, ndërsa ka njoftuar se GLA do të shfaqet brenda disa muajve. /Telegrafi/