LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-i i ri S-Class mund të vijë me timon të stilit ‘yoke’, dhe më shumë butona fizikë

Mercedes-i i ri S-Class mund të vijë me timon të stilit ‘yoke’, dhe më shumë butona fizikë

Gjenerata e ardhshme e modeleve Mercedes-Benz S-Class flitet se do të vijë me disa risi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky model supozohet se do të ketë timonin me butona fizikë, e jo me ekran me prekje.


Por, timoni që do të vijë në këtë model nuk do të jetë tradicional, por do të jetë i stilit ‘yoke’, diçka e ngjashme që është parë te veturat e Tesla-s.

Vision One-Eleven

Ndryshimi tek timoni vjen pas një trendi në zhvillim mes prodhuesve të automjeteve.

Sipas raportimeve, timoni i stilit ‘yoke’ supozohet se do të frymëzohet nga drejtuesi drejtkëndor në konceptin Vision One-Eleven. /Telegrafi/