LAJMI I FUNDIT:

Mercedes prezanton disa vetura në panairin e Gjenevës (Foto)

Mercedes prezanton disa vetura në panairin e Gjenevës (Foto)

Edicioni i këtij viti i Geneva Motor Show, do të jetë shumë i rëndësishëm për Mercedes, pasi do t’i prezantojë disa vetura

Janë afruar ditët dhe gjithçka është gati për fillimin e panairit të Gjenevës së Zvicrës, që do t’i hapë dyer më pesë mars, transmeton Telegrafi. Të gatshëm janë edhe prodhuesit, mes të cilëve së fundmi Mercedes, ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke treguar edhe për veturat që do t’i shfaqë.


Modeli më i rëndësishëm është GLC SUV, që është parë duke u testuar, me drita LED shumë më ndryshe se aktuali. Në përgjithësi nuk ka pësuar ndryshime, teksa thuhet që brenda do ta ketë platformën e re informuese MBUX.

Krahas modelit SUV, GLC do të vije edhe me versionin kupe, që pritet t’i ketë deri në 225 kuaj fuqi. Si pjesë e linjës EQ, Mercedes do ta sjellë makinën elektrike EQV, që pritet të jetë në disa versione, si dhe me mundësi të konsiderueshme të autonomisë.

Geneva Motor Show, pritet të jetë aktiviteti, ku Mercedes do ta prezantojë C-Class në tri versione, si dhe një S-Class shumë më të vogël.

Më në fund, në këtë panair Mercedes do ta shfaqë edhe Formula E si dhe Smart Forease + për herë të parë deri më tani. /Telegrafi/