Mercedes po përgatit një facelift për modelin CLE, vetëm dy e gjysmë vjet pas lansimit të tij.

Dhe “fotografët spiunë” e kanë kapur një prototip të kamufluar duke u testuar në Evropë.


Përditësimet e jashtme pritet të përfshijnë drita të reja, një grilë më të madhe dhe një bumper të përditësuar përpara dhe pas.

Brendësia do të mbetet kryesisht e pandryshuar, por mund të përfshijë sistemin e ri MBUX me inteligjencë artificiale dhe një asistent virtual në formën e yllit të Mercedes.

Motorët pritet të mbeten të njëjtët, duke ofruar versionin 2.0-litër me 255 kuaj fuqi, 3.0-litër inline-six me 375 kuaj fuqi dhe CLE 53 me 443 kuaj fuqi.

Modeli i ri do të vazhdojë të ofrojë performancë të lartë, duke arritur 0-96 km/h në vetëm katër sekonda për versionin më të fuqishëm. /Telegrafi/