LAJMI I FUNDIT:

Mercedes lanson këtë S-Class gjatë javës që vjen (Foto)

Mercedes lanson këtë S-Class gjatë javës që vjen (Foto)

Gjatë javës që vjen do të zhvillohet Shangai Auto Show, ku prodhuesi gjerman Mercedes do ta lansojë modelin e ri S-Class.

Deri më tani, janë publikuar vetëm dy fotografi, që tregojnë pjesën e përparme, si dhe brendësinë e këtij modeli, transmeton Telegrafi.


Sa i përket pjesës së jashtme, shihet vetëm një anë e grilli si dhe dritat LED të lakuara. Në imazhin tjetër shihet enterieri, por vetëm pjesa ku qëndron shoferi dhe shoqëruesi i tij.

Ditëve në vazhdim, priten të bëhen të ditura më shumë detaje të kësaj makine, për të cilën thuhet se përmban teknologji të lartë.

Por, njohësit e automobilizmit pretendojnë se mund të jetë i shumëpërfoluri Maybah, po nuk ndonjë lajm të konfirmuar. /Telegrafi/