LAJMI I FUNDIT:

Mercedes GLS po bëhet gati të rivalizojë me BMW X7 (Foto)

Mercedes GLS po bëhet gati të rivalizojë me BMW X7 (Foto)

Prezantimi i këtij modeli nga Mercedes, do të bëhet në New York Auto Show

BMW X7 SUV është një prej makina më të mira të këtij lloji, që i ka nga tri radhë të ulëseve, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kjo makinë me nivel të lartë luksi, do të ketë një rival të ri, pasi Mercedes po bëhet gati pë të rivalizuar me GLS SUV të ri.

Së fundmi, kjo makinë është parë derisa testohej në rrugë, me një pjesë të hequr të shtresës së kamuflazhit. Në këtë formë, shihen linja e GLS në një të kaltër të mbyllët.

Versioni më i fuqishëm nga S-Class, pritet të arrijë me motorin e 4.0 litrave, që lë vizë me 449 kuaj fuqi, njëjtë sikurse SUV  i ngjashëm nga linja AMG.

Në enterier, GLS do ta ketë sistemin MBUX të zhvilluar nga Mercedes, si dhe një kabinë me nivel të lartë luksi.

Dihet se do ta shohim zyrtarisht gjatë javës që vjen në New York Auto Show, ndërsa nuk bëhet e ditur se kur mund të lansohet. /Telegrafi/