LAJMI I FUNDIT:

Mercedes GLS ka rritur për të rivalizuar me BMW X7 (Foto)

Mercedes GLS ka rritur për të rivalizuar me BMW X7 (Foto)

Kompania gjermane dëshiron që GLS i ri, të jetë një S-Class për makinat SUV

Makinat e mëdha SUV janë bërë shumë të popullarizuara, teksa BMW X7 është më i miri në këtë nivel, transmeton Telegrafi. Deri tani, që ka arritur rivali nga Mercedes GLS.

Nëpërmjet kësaj makine metri radhë ulësesh, që është e para e këtij lloji nga Mercedes, kompania dëshiron të vërtetojë aftësitë në makina të mëdha familjare, për të gjitha terrenet.

Meqenëse është për disa centimetra më i gjatë se paraardhësi, u mundëson udhëtarëve që të kenë më shumë hapësirë për këmbë dhe qëndrim më të lehtë.

Sistemi i informimit të brendshëm është MBUX, teksa shumë pjesë të hapësirës së përparme, përfshirë edhe ekranin janë huazuar prej GLS të vjetër.

Në GLS është integruar funksioni për larje të makinës, që me një prekje butoni e ngritë platformën prej rrotave, mbyllë të gjitha dritaret dhe i palosë pasqyrat anësore.

Nën kapak e ka një motor 4Matic që prodhon 483 kuaj fuqi, si një tjetër elektrik me kapacitet prej 48 voltëve. Ka mundësi që të modifikohet, për të prodhuar deri në 600 kuaj fuqi.

Raportohet se Mercedes GLS do të del në shitje në fund të vitit, ndërsa pritet që çmimet të mësohen me kohë. /Telegrafi/