LAJMI I FUNDIT:

Mercedes GLC 2019, duket se është gati për prodhim (Foto)

Mercedes GLC 2019, duket se është gati për prodhim (Foto)

Prezantimi zyrtar, nuk duket se do të ndodhë shumë larg.

Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë Mercedes GLC teksa testohej në rrugë të hapur dhe dukej sikur gjithçka është gati, për të hyrë në prodhim, transmeton Telegrafi. Shtresa e thjeshtë për kamuflazh, ia ka mbuluar vetëm pjesën e përparme, kryesisht te dritat dhe një hapësirë në pjesën e pasme. Megjithëse nuk është konfirmuar asgjë, kur të prezantohet zyrtarisht, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim drastik.


Dritat e përparme i ka krejtësisht të reja dhe që rinë të ndezura edhe ditën, kapaku ka pësuar ndryshime por ato janë të fshehura nën kamuflazh, ndërsa grilli ka pësuar vetëm modifikime të lehta. Pjesa e pasme është më e fryrë dhe e ngritur, teksa gypi për nxjerrjen e gazrave dhe dritat kanë pësuar një dizajn të ri. Përgjithësisht, ngjanë shumë me C-Class, ndërsa nuk dihet ndryshimet që ka pësuar në enterier.

Kupeja që lansohet gjatë vitit që vjen, do ta ketë motorin 2.0-litra me 241 apo 255 kuajfuqi. Duke pasur parasysh kamuflazhin e lehtë dhe të gjitha përfundimet e realizuara me kujdes, besohet se prezantimi zyrtar do të ndodhë shumë shpejtë. /Telegrafi/