Mercedes EQT është një MPV i vogël elektrik i cili themelin e saj e ndanë me Renault Kangoo E-Tech, Nissan Townstar EV dhe Opel Combo e-life.

Reklama

Të gjitha veturat prodhohen tek fabrika e njëjtë në Francë, dhe kanë dallim shumë të vogël me njëra-tjetrën.

EQT është një ofertë solide – versioni ka 5 vende, dy dyer rrëshqitëse dhe një derë të madhe të pasme.

Vetura ka një interier të madh – me ulëset e pasme të cilat kur ulen ofrojnë hapësirë prej afro 2,000 litrave.

Me ngarkesë prej 516 kilogramëve dhe 80 kilogramë shtesë në pjesën e çatisë, vetura duket si një përshtatje perfekte për një kamper të vogël.

Reklama

Me Marco Polo-n si përgjigje e brendit ndaj furgonëve California të Volkswagen, ishte vetëm një çështje kohe para se Mercedes vendosi që ta përdor këtë emër në një veturë më të vogël.

Reklama

EQT Marco Polo Concept, është një pamje paraprake e një kamperi aktual i cili do të futet në prodhim vitin tjetër, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Me një rreze të vozitjes me një mbushje e cila pretendohet të jetë deri në 280 kilometra falë baterisë së EQT, me 45 kWh kapacitet të përdorshëm, furgoni është i përshtatshëm për udhëtime në fundjavë apo edhe aventura më të gjata.

EQT fuqizohet nga një motor i vetëm elektrik me 122 kuaj fuqi dhe 245 njuton metër fuqi rrotulluese.

Reklama

Nuk do të thyej asnjë rekord shpejtësie, por lehtësisht mund të shkojë në secilin destinacion.

Falë aftësisë për rimbushje të shpejtë prej 80kW, bateria mund të arrijë fuqinë nga 10 deri në 80 për qind në vetëm më pak se 40 minuta.

Reklama

Duke qenë se është një Mercedes, kjo veturë nuk do të jetë e lirë. Versioni standard EQT do të fillojë nga 49,000 € sipas Mercedes. /Telegrafi/

Mercedes EQT Marco Polo is a small electric camper with 280 km range

Mercedes EQT Marco Polo is a small electric camper with 280 km range

Mercedes EQT Marco Polo is a small electric camper with 280 km range