LAJMI I FUNDIT:

Mercedes CLS i ri shfaqet pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Mercedes CLS i ri shfaqet pak ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Modeli më i ri nga Mercedes, që është paraparë të prezantohet zyrtarisht në LA Auto Show, është shfaqur përmes një llogarie në internet.

Deri më tani, prodhuesi gjerman kishte bërë të ditur përafërsisht format që do t’i ketë, ndërsa pamjet e reja tregojnë se i ka mbetur besnik formave që CLS i ka pasur para dy vitesh, transmeton Telegrafi.


Imazhet e tregojnë edhe enterierin e veturës, që duket se është i bollshëm dhe komod, ndërsa ka edhe lehtësira të mëdha teknologjike.

Sipas pritjeve, besohet t’i ketë 408 kuajfuqi, por të dhënat zyrtare pritet të mësohet brenda këtyre ditëve. /Telegrafi/