LAJMI I FUNDIT:

Mercedes CLE i ri do të zëvendësojë versionet konvertibile të C-Class dhe E-Class

Mercedes CLE i ri do të zëvendësojë versionet konvertibile të C-Class dhe E-Class

Mercedes po e përgatit për tregun e vitit 2023 një veturë tërësisht të re, të cilën e quajtën CLE. AutoExpress thonë se veçse e kanë parë testimin e modelit kabriolet, dhe me modelin e fundit të madhësisë së njëjtë C-Class ata shkruan se e kanë një ide në lidhje me pritjet e modelit të ri.

Ndryshe nga Seria e BMW 4 e cila u lëshua në treg për të zëvendësuar Serinë 3 të versionit coupe dhe kabriolet, CLE do të ketë zbrazëtira më të mëdha për të mbushur, pasi që pritet të zëvendësojë versionet coupe dhe kabriolet të të dy modeleve C-Class dhe E-Class.


Sa i përket emrit, CLE ka kohë që është nën pronësinë e Mercedes, por që kompania gjermane së fundmi ka rinovuar markën tregtare, transmeton Telegrafi.

Kemi parë testimet e CLE disa herë dhe shihet se prodhimi përfundimtar do të duket pothuajse identike me fotografitë tona ekskluzive, shkruan ndër të tjera nga AutoExpress.

Mercedes ka vendosur që të përdorë një çati pëlhure në veturat e fundit konvertibile, dhe se CLE nuk është se do të përdorë diçka më ndryshe.

Proporcionet e përgjithshme të veturave testuese që ata i panë duken si përmasat tipike të Mercedes, kështu që nuk pritet ndonjë ndryshim drastik tek CLE. /Telegrafi/