LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz po përgatitet për elektrifikim të plotë të furgonëve të rinj

Mercedes-Benz po përgatitet për elektrifikim të plotë të furgonëve të rinj

Mercedes-Benz Vans njoftoi përshpejtimin e transformimit në furgonë elektrik me planet e ardhshme për vendet evropiane të prodhimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi gjerman synon të heqë gradualisht karburantet fosile dhe të fokusohet në modelet tërësisht elektrike.


Kështu, nga mesi i kësaj dekade, të gjithë furgonët e sapo prezantuar nga Mercedes-Benz do të jenë vetëm elektrike, thotë kompania.

Linja e Mercedes-Benz Vans aktualisht përbëhet nga opsioni elektrik i furgonëve të përmasave të mesme dhe të mëdha, të cilëve së shpejti do t’u bashkohen edhe furgonat elektrikë të përmasave të vogla.

Një nga pikat kryesore të planit të ri është ruajtja e prodhimit të furgonëve të mëdhenj (eSprinter) në Gjermani, pavarësisht rritjes së kostove, ndërsa në të njëjtën kohë shtimi i një fabrike shtesë prodhuese në një vend ekzistues Mercedes Benz në Evropën Qendrore/Lindore – potencialisht në Kecskemet, Hungari.

Fabrika e Düsseldorf, e cila është fabrika më e madhe e prodhimit të Mercedes Benz Vans, është vendosur gjithashtu të prodhojë një furgon të madh elektrik. Kompania synon të investojë një total prej 400 milionë euro për të trajtuar EV-të e reja. /Telegrafi/