LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GT S i modifikuar dhe agresiv (Foto)

Mercedes-AMG GT S i modifikuar dhe agresiv (Foto)

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Prior Design, edhe më parë ka njoftuar për detajet themelore rreth paketës së saj PD800GT për modelin Mercedes-AMG GT S, ndërsa tani ajo ka përditësuar këtë paketë.


Aerodinamika është krijuar në atë mënyrë që këtij modeli dy-ulësesh t’i japë një pamje “agresive”, dhe këtë pamje e ofrojnë spoileri i ri i përparmë, vrima për ajër anash, set pragjesh, mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, vrima për ajër në kapakun e motorit, difuzeri i pasmë dhe spoileri i pasmë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu me këtë paketë të përditësuar vjen edhe set i ri i rrotave Vossen VPS-307 prej alumini, si dhe dekorimi në pjesët anësore me ngjyra të flamurit gjerman.

Sa i përket motorit, ky Mercedes-AMG GT S posedon motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8, i cili sipas të dhënave nga fabrika është me kapacitet prej 510 kuajfuqi, por nuk dihet nëse me këtë paketë të përditësuar është përforcuar edhe motori.

Ky model, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 3,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 310 km/h.