LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GLS 63 është një SUV me shtatë ulëse, që prodhon 600 kuaj fuqi

Mercedes-AMG GLS 63 është një SUV me shtatë ulëse, që prodhon 600 kuaj fuqi

Deri në shtatë persona, mund të ulen në këtë SUV të fuqishëm për të gjitha terrenet

Në LA Auto Show është prezantuar Mercedes-AMG GLS 63, që është një SUV i fuqishëm që kombinon teknologjinë e lartë, rehatinë dhe shpejtësinë në lëvizje, transmeton Telegrafi.


Sistemi 4Matic, i mundëson kësaj makine të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, në të katër stinët e vitit, si në akull, ashtu edhe në rërë.

Kur shikohet në fillim, ngjanë si çdo AMG GLS, por që ka dallime, duke filluar nga grilli me shufra vertikale që është shumë më i lartë, si dhe format ndryshe të pjesëve anësore. Dritat LED janë shumë më të mëdha, derisa kapaku është më i fryrë për shkak të motorit më të fuqishëm.

Brenda është një motor me 4.0 litra V8 që prodhon 600 kuaj fuqi, i ndihmuar nga një tjetër motor elektrik me 48 volt. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 4.1 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 280 kilometra në orë.

Krahas specifikave që janë shumë të dëshirueshme, ka Mercedes ka edhe nivel të lartë sigurie që vjen si standard, ndërsa përfshin asistentin e shoferit, monitorimin e këndit të vdekur, si dhe monitoruesin në kolonë.

Blerja e Mercedes-AMG GLS 63 që ka shtatë ulëse, nuk pritet të kushtojë lirë, pasi që kusr të del në shitje mund të kushtojë rreth 140 mijë euro. /Telegrafi/