LAJMI I FUNDIT:

Mercedes AMG GLB 45 është kapur duke u testuar (Foto)

Mercedes AMG GLB 45 është kapur duke u testuar (Foto)

Ngjanë shumë me G-Class, vetëm se e ka tretmanin e AMG

Të gjithë janë befasur, pse Mercedes po largon modelet si S-Class, SLC dhe AMG SL 63, për faktin se për çfarë po e përgatitë terrenin, transmeton Telegrafi. Përgjigjia mund të jetë, për më shumë SUV.

Në Shanghai Auto Show, e kemi parë konceptin e GLB, që pritet të prezantohet gjatë verës, ndërsa reporterët që merren me makina të reja, e kanë kapur derisa po testohej me shtresat për kamuflazh.

Derisa makinat SUV janë të buta dhe sportive, Mecedes ka bërë dallim me këtë model, duke e krijuar shumë më të fryrë dhe muskuloz. Megjithatë, do të jetë një SUV me përmasa të vogla, që ka ngjashmëri të madhe me G-Class.

Fotografitë janë realizuar nga afër, mirëpo shtresa e kamuflazhit, nuk lejon të shihet nëse është gati për prodhim.

Sikurse AMG A 45 edhe Mercedes AMG GLB 45, nën kapak do ta ketë motorin me 2.0 litra, që ofron 383 deri në 416 kuaj fuqi. /Telegrafi/