LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG EQE SUV 53 shihet duke u testuar afër Nurburgring

Mercedes-AMG EQE SUV 53 shihet duke u testuar afër Nurburgring

“Pluhuri tani ka rënë” nga EQE AMG 53+, dhe EQS AMG 53+ më nuk është subjekt spekulimi, dhe që të dyja veturat janë bërë pjesë e botës së veturave elektrike.

Tani vëmendja kthehet tek anëtari në ardhje në familjen AMG, modeli EQE SUV 53 4MATIC D+.


ArenaEV raporton se kanë parë versionet standarde të EQE SUV duke u testuar në Nurburgring, dhe tani ka ardhur koha që modeli në krye të AMG ta “godasë” North Loop-in, transmeton Telegrafi.

Vetura së fundmi u pa rreth pistës së testimit, dhe tani mund të kemi një pamje më të afërt tek kjo veturë.

EQE plotësisht i kamufluar është padyshim versioni AMG, pavarësisht se Mercedes po përpiqet aq shumë që ta maskojë atë, madje edhe targa nuk e përmban shkronjën “E” e cila zakonisht gjendet tek veturat elektrike në Gjermani.

Ato që e zbuluan tërësisht veturën janë panelet anësore, rrotat dhe frenat të cilat mezi se i përshtaten veturës së madhe. /Telegrafi/