LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG E63 S 2021 me lehtësi e arrin shpejtësinë prej 300 km/orë

Mercedes-AMG E63 S 2021 me lehtësi e arrin shpejtësinë prej 300 km/orë

Makina perfekte për një udhëtim në autostradë.

Mercedes-AMG E63 S është një super makinë dhe ajo është makina që adhuruesit e shpejtësisë e duan, dhe tani me një dizajn të ri të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe një mori të teknologjisë të shtuar së fundmi, ka bërë që kjo makinë të jetë edhe më e kërkuar në treg, transmeton Telegrafi.

Mercedes-AMG E63 S 2021 mundësohet nga një motor binjak turbo 4.0, V8 që prodhon 603 kuaj fuqi (450kW) dhe 627 lb-ft (850nm) çift rrotullues.

E63 S jep disa shifra mbresëlënëse në performancë. Mercedes-AMG E63 S 2021 mund të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë  për vetëm 2.8 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 330 kilometra në orë. Fuqia drejtohet përmes transmetimit të njohur automatik të Mercedes-AMG me 9 shpejtësi dhe më në fund dërgohet në tokë përmes sistemit 4-Matic me të gjitha rrotat. /Telegrafi/