LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG CLA 45 largon disa shtresa të kamuflazhit (Foto)

Mercedes-AMG CLA 45 largon disa shtresa të kamuflazhit (Foto)

Vazhdon testimin modeli i ri nga linja AMG, kësaj radhe në një terren me borë

Tani që Mercedes-AMG CLA është prezantuar, është vetëm çështje kohë kura do ta shohim edhe një model tjetër nga kjo linjë e prodhimit, transmeton Telegrafi.

Për herë të parë, CLA 45 është parë gjatë verës së vitit të kaluar, teksa po kryente disa teste, me një shtresë të madhe kamuflazhi, që mbulonte çdo pjesë.

Detajet vazhdojnë të mbesin të fshehura, por makinës tashmë i janë larguar disa pjesë kamuflazhi, teksa pjesëta anësore i ka krejtësisht të zbuluara. Grilli Panamericana shihet shumë mirë, bashkë me të fryrat shumë më agresive në pjesën e pasme dhe të përparme.

Ky Mercedes-AMG 45 që u pa duke u testuar, duket se është më i gjatë dhe shumë më i gjerë se modeli bazë. /Telegrafi/