LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG C63 me më shumë fuqi dhe stil (Foto)

Mercedes-AMG C63 me më shumë fuqi dhe stil (Foto)

Pronarëve të makinës së modelit C63, një kompani gjermane po u japë mundësinë që të shtojnë fuqinë e veturës dhe të përmirësojnë pamjen, po që se paguajnë nga pesëmijë euro.

Makinës 4.0-litra V8, do t’i rriten kujfuqitë prej 476 sa i ka origjinali në 580 njësi, duke i mundësuar të lëvizë me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Për të pasur edhe ndryshime në pamje, do t’i zëvendësohen rrotat, që kanë dizajn më ndryshe dhe i japin përfundim me më shumë stil.

Pos këtyre, kompania që merret me rikonstruktimet e veturave, siguron se me këto ndryshme, tingulli i këtij Mercedes-AMG do të jetë shumë më i mirë. /Telegrafi/