LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG A45 duke bërë xhiro të shpejta mbi liqenin e ngrirë (Video)

Mercedes-AMG A45 duke bërë xhiro të shpejta mbi liqenin e ngrirë (Video)

Sipërfaqja e ngrirë e një liqnei në Suedi, ka qenë hapësira ku ky Mercedes kreu xhirot e shpejta të njohura si drifting

Sapo është prezantuar Mercedes-AMG A35, që me 302 kuaj fuqi dëshiron të rivalizojë me Audi S3, transmeton Telegrafi. Ky është më i shpejti nga A-Class, prej nga nuk po humbet kohë, për të sjellë A45 të ri.


Me të demonstruar kapacitete driftingut të këtij modeli në asfalt, Mercedes e ka dërguar në Suedi, për ta sfiduar mbi një liqe të ngrirë dhe hapësirën malore me borë.

Kjo është bërë e mundur, nëpërmjet sistemit 4Matic që ia rritë mundësitë për xhiro të shpejta, që njihen edhe si rrëshqitje.

Meqenëse nuk u shfaq në Geneva Motor Show, duket se Mercedes-AMG A45 është gati dhe mund ta shohim gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show. /Telegrafi/