Ndryshimi i temperaturave dhe klima përgjithësisht e ftohtë shkakton shumë mëdyshje mes dashamirësve të kopshtarisë.
Ata që rrisin bimët vetë në shtëpi ose në kopsht, duhet të tregojnë më shumë kujdes për bimët e tyre në dimër, përkujdesja nis pikërisht me ujitjen.
A duhen ujitur bimët në dimër?
Nëse ju nuk jetoni në vende me ngrica ose reshje të dendura dëbore, atëherë, bimët tuaja kanë nevojë për ujitje shtesë. Kur ato janë në gjendjen e gjumit të dimrit, bimët mbajnë aktive disa prej funksioneve metabolike ndaj kanë nevojë për ujitje, por jo shumë.
Ujitja duhet bërë herët në mëngjes për t’i shpëtuar ngricës dhe për t’i dhënë bimëve kohën e nevojshme deri në mbrëmje. Në mëngjes, uji do të shërbejë si kurth i nxehtësisë dhe do të mbajë pjesën e rrënjës të ngrohtë.
Pemët dhe shkurret e mëdha duhen ujitur në pjesën e boshtit pranë rrënjës ndërsa bimët më të vogla mund t’i ujisni direkt pranë rrënjës. Sigurohuni që nuk do të hidhni shumë ujë që pjesa e dheut pranë rrënjës të jetë e qullët, duke nxitur kështu kalbjen e rrënjëve. Bimët duhen ujitur kur dheu në sipërfaqe është i thatë dhe nën një temperaturë prej katër gradë. Mundësisht ujitja duhet bërë në ditë pa erë.
Si t’i mbroni bimët nga moti i ftohtë
Ekspertët thonë se së pari, duhet të siguroheni që vazot tuaja të jenë të mbështjella ose me qese plastike ose më mirë akoma, me batanije. Nëse keni mbjellë pemë të vogla, atëherë duhet të dini që ngricat prekin më fort pemët me lëvore me ngjyrë të çelët, shkruan AgroWeb.
Ndaj ju mund të lyeni boshtin e pemës me bojë të bardhë. Sigurohuni që të gjitha vazot tuaja të kenë një sistem të mirë kullimi, në mënyrë që uji të mos ngrijë dhe të dëmtojë rrënjët e bimëve. Nëse temperaturat janë shumë të ulëta, atëherë vazot duhet t’i mbani sa më shumë brenda por të siguroheni që janë në një vend të ndriçuar mirë.
Nëse nuk keni vend në shtëpi, atëherë vazot duhet t’i mbani pranë njëra tjetrës, t’i mbuloni mirë por edhe të krijoni mburoja artificiale kundër erës së ftohtë. Një e tillë mund të krijohet me kornizën prej druri të një dritareje të vjetër, të cilën mund ta vishni me gjethe dhe më pas ta mbështesni sipër vazove tuaja për t’i mbrojtur ato nga ngricat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit