Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, dhe kantautorja Fifi kanë qenë të përfshirë në një debat virtual shumë kohë më parë.

Shkas për këtë u bë një koment i këngëtarit pas performancës së saj dhe reperit MC Kresha në “Kënga Magjike 2019”.


I ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini, Haziri u pyet nga moderatorja Rida Gërdovci nëse i ka sqaruar raportet me Fifin – ku u shpreh se një gjë e tillë ka ndodhur.

Ai tha se dyshja u sqaruan gjatë takimit në emisionin e përbashkët, “Shiko kush luan”, ku ai ishte i ftuar pak javë më parë.

“Ka ndryshuar pak [situata] për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe dytë kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që...”, ka thënë Mentor Haziri.

I njëjti është duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Një grusht trëndafila”, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/