LAJMI I FUNDIT:

Mëngjese me ngrica e mjegull gjatë kësaj jave, temperaturat shënojnë rënie

Mëngjese me ngrica e mjegull gjatë kësaj jave, temperaturat shënojnë rënie

Mot i thatë me mëngjese me ngrica do të na shoqëroj gjatë kësaj jave.

Në ultësira do ketë kushte për mjegull, ndërkaq cilësia e ajrit do të përkeqësohet.


Sot do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës.  Orëve të mëngjesit shumë ftohtë me ngrica.

Temperaturat fillimisht në rënie ditëve të para të kësaj jave nga  -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C.  Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative.  Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. /Telegrafi/