LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Qeveria nuk do të bie, jam mirë i informuar

Menduh Thaçi: Qeveria nuk do të bie, jam mirë i informuar

Kryertari i PDSH-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi, sot ka folur në lidhje me iniciativën për mosbesim ndaj Qeverisë.

Në një intervistë për “Slobodna TV”, Thaçi tha se është mirë i informuar dhe se Qeveria sot nuk do të bie, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur bisedimet zhvillohet brenda pesë deri 12 ditëve, ato janë sekrete. Negociatat udhëhiqen nga Zoran Zaevi. Mendoj se sot nuk do të bie Qeveria. Sipas informacioneve që i kam, Qeveria do të mbetet dhe ne do të marrim datë për negociatat me BE-në”.

“OBRM-PDUKM janë takuar me Ali Ahmetin, por sipas asaj se si e kanë rejtngin, është pak e besueshme që duan të ketë zgjedhje të parakohshme. Besa është parti e vogël me rezultat të dobët në zgjedhje, ndërsa Aleanca ka ambicie për pushtet”, tha mes tjerash Menduh Thaçi.

Menduh Thaçi e cilësoi si akt heroik dorëheqjen e Zoran Zaev pasi që edhe në Kosovë kryeministri dhe partia e tij shënuan rezultat shumë të dobët por askush nuk i kërkoi dorëheqje./Telegrafi/