LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Unë jam shef i opozitës

Menduh Thaçi: Unë jam shef i opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi për herë të parë është mysafir në emisionin ”Rruga Drejt” dhe në televizionin Alsat-M. Thaçi para gazetares Arta Tahiri flet për krizën politike, për partinë e tij, për përgjimet dhe për zgjedhjet e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni do të ju përcjell pjesë integrale nga ky emision.


“Unë jam në skenën politike që nga viti 1993, themelues i opozitës dhe mendimit opozitar. Kemi humbur zgjedhjet por kemi fituar pozicionin e liderit te opozitës, prandaj unë jam shef i opozitës”, ka thënë lideri i PDSH, Menduh Thaçi.

“Jam i hapur për të biseduar me ata që veten e quajnë opozitar, por asnjëherë nuk do të jem i hapur për të biseduar për atë se kush do të bëhet deputet apo kryetar komune, por gjithnjë do të jem i hapur për përcaktimet programore dhe platformën e shqiptarëve në Maqedoni”, ka shtuar ai duke folur për bashkëpunimin opozitar.

Në pyetën pse ai mendon se është baba i opozitës kur tashmë opozita është bërë pikë e pesë, ai thotë se liderin e opozitës e përcakton numri i votave duke thënë se në zgjedhjet e fundit partia e tij ka marrë një numër të konsiderueshëm, rreth 70.000 vota.

“Jam duke e bartur mbi vete një fazë të vështirë që është jetike për shqiptarët e Maqedonisë, nuk e di se sa do të jem në gjendje ta realizoj këtë mision por së paku besoj ta mbaj të gjallë. Kam besim të plotë se shqiptarët nuk duhet të heqin dorë nga opozitarizmi etnik, që shpie deri te realizimi i kërkesave etnike” ka thënë Thaçi i pyetur për misionin e tij në politikë.

Duke folur për rrjedhën e Marrëveshjes “Përzhino”, ai thekson se që në fillim ka thënë se nuk do të ketë gjë nga Marrëveshja Përzhino. “Gabimi më i madh edhe me fajin tim ishte që nuk u arrit të futen çështjet jetike për mbijetesën e shtetit, çështjet etnike shqiptare” thotë ai.

“Marrëveshja e re e ofruar nga PDSH pas Përzhinos kërkonte që çështjet shqiptare të jenë pjesë e negociatave, këto kërkesa i kemi bërë në mënyrë të pazëshme sepse nuk donim që të kuptohet si tentativë për rritjen e rejtingut partiak”, ka shtuar ai.

Në lidhje me pasurinë e tij, Thaçi tha ”Unë nuk jam i pasur. Unë jam solid. Nuk kam lidhje me interprometin.” thotë Menduh Thaçi.

Për sa i përket veprimit të zbehtë opozitar, lideri i PDSH, Menduh Thaçi ka thënë: “Ne nuk mund tu qasemi varianteve aventureske, kërkojmë ti bashkërendisim kërkesat tona me ato të ndërkombëtarëve, kërkesat tona ti bëjmë të pranishme për ndërkombëtarët. Unë nuk jam lider joserioz si disa që dalin në protesta me 200-300 veta”. Po e siguruam mbështetjen e shqiptarëve nuk ka çare që partitë maqedonase mos ta respektojnë “Marrëveshjen e re” të PDSH.

Vendimin e Ivanovit e konsideron një skandal të madh dhe zgjidhjen e vetme e sheh te tërheqja e plotë e këtij vendimi, ndërsa i pyetur pse është se jeni i vetmi i falur nga Ivanovi ai është përgjigjur duke thënë: “Të gjithë kanë qenë të interesuar që PDSH të jetë në listën e të falurve, unë nuk kam bërë asnjë faj, faji im i vetëm është që u kam dalë në mbrojtje shqiptarëve”.

Sipas Thaçit përgjegjës për situatën aktuale në Maqedoni janë partnerët qeverisës OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit dhe BDI e Ali Ahmetit. “Gruevski dhe OBRM-PDUKM gënjehen nëse mendojnë se me qasje nacionaliste do ti dëmtojnë shqiptarët, do ta dëmtojnë vetëm popullin e vetë” ka thënë ai.

Me opozitën maqedonase pranon të ulet në bisedime vetëm për çështjen e emrit dhe kërkesat etnike të shqiptarëve.

Thaçi: Dera për Lëvizjen Besa është e hapur, jo për Ziadin Selën

Thaçi: ‘Veren do smrt’ ishte si hakmarrje ndaj LSDM-së!

Thaçi: OBRM-PDUKM është njejtë si LSDM

Thaçi: PDSH do të jetë në opozitë deri sa të ketë zgjedhje fer dhe demokratike

Thaçi: Unë largohem me vota, Ahmeti e ka vështirë pasi erdhi me gjak

Thaçi: Askënd nuk kam lënë në baltë

Thaçi: Çështja shqiptare në Maqedoni nuk zgjidhet me disko shqiptarët nëpër protesta