LAJMI I FUNDIT:

Mendoni para se ta pini gotën e radhës – shkencëtarët zbulojnë sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli

Mendoni para se ta pini gotën e radhës – shkencëtarët zbulojnë sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli
(Foto: Pexels)

Një studim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Stanfordit ka treguar se trurit i nevojiten deri në 7.3 muaj për t’u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga alkooli.

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin, si demenca, goditjet në tru dhe depresioni – tregojnë studimet.


Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli dhe kjo zgjat me muaj.

Gjashtë mënyra natyrale për ta ulur shtypjen e gjakut
Lexo po ashtu Gjashtë mënyra natyrale për ta ulur shtypjen e gjakut

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që ndaluan së piri rifituan trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit.

“Këto rezultate mbështesin efektet adaptive dhe të dobishme të maturisë së qëndrueshme në rikuperimin strukturor të trurit”, kanë shkruar autorët.

Studimi i publikuar në Science Direct, shqyrtoi efektet e maturisë në trurin e alkoolistëve. Ata kërkuan nga 133 njerëz – 88 prej të cilëve ishin alkoolistë – të ndalonin së piri dhe analizuan trurin e tyre për të parë se si ndikonte kjo tek ata.

Pesë mënyra se si alkooli mund ta shkatërrojë jetën intime të një mashkulli
Lexo po ashtu Pesë mënyra se si alkooli mund ta shkatërrojë jetën intime të një mashkulli

Pas shtatë muajsh, trashësia e korteksit cerebral u përmirësua ndjeshëm te shumica e pjesëmarrësve të varur nga alkooli. Ata thanë se kjo sugjeron se truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën e vet kur alkooli nuk është më një faktor.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se studimi u krye vetëm te disa njerëz dhe se duhet bërë kërkime shtesë për t’i konfirmuar gjetjet pozitive. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori