LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se mund të ngjitet në skenë pa i përdorur shkallët, kancelarja gjermane Merkel rrëzohet

Mendoi se mund të ngjitet në skenë pa i përdorur shkallët, kancelarja gjermane Merkel rrëzohet

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është penguar derisa po bëhej gati të ngjitej në skenë pranë foltores dhe kështu përfundoi e rrëzuar.

Megjithatë pasi mori veten u tall para të pranishmëve duke thënë, se herën tjetër do t’i përdor shkallët, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Merkel gjatë muajve të fundit është detyruar në disa raste të qëndrojë e ulur gjatë intonomit të himnit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Por, mbrëmë ajo pati mjaft vështirësi në Berlin derisa po bëhej gati të ngjitej në skenë, për të mbajtur një fjalim para të pranishmëve në një ngjarje të organizuar.

“Nuk i pashë shkallët, herën tjetër do t’i përdor”, është tallur ajo pasi mendoi se do të mund të ngjitet në skenë pa përdorur shkallët, por që në fund doli të jetë se skena është tepër e lartë për të.

Kancelarja gjermane gjatë verës ka pasur tri “seri të dridhjeve” gjatë vizitave zyrtare. Madje ajo është detyruar të qëndroj e ulur, duke nxitur dyshime se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. /Telegrafi/