LAJMI I FUNDIT:

Menaxhmenti i ri i UP-së, këta janë prorektorët e zgjedhur nga rektori Hajrullahu

Menaxhmenti i ri i UP-së, këta janë prorektorët e zgjedhur nga rektori Hajrullahu

Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues, rektori në ardhje, Arben Hajrullahu e ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të punoj deri më 15 shtator 2028.

Kështu bëri të ditur kryetari i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Me statutin e ri, Prorektorët emërohen nga Rektori dhe më nuk do të hidhen në votim për t’i emëruar Këshilli Drejtues. Kjo më parë ishte pjesë e ‘ngërçit’ ose e pazareve që bëheshin para funksionalizimit të menaxhmentit të lartë, me statut të ri nuk do të ndodhë as për Prorektor, madje as për Prodekan”, shkruan ai.


Ekipi që është zgjedhur nga Rektori Hajrullahu, është si më poshtë:

Prof. Asis. Dr. Albana Berisha Qehaja – Prorektor Për Buxhet, Financa dhe Bashkëpunim me Sektorin Publik dhe atë Privat;

Prof. Asoc. dr. Avni Hajdari – Prorektor për Kërkime Shkencore, Projekte dhe Inovacion;

Prof. Asoc. dr. Naim Jerliu – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Personelit Akademik dhe Botime;

Prof. Asis. dr. Rozafa Basha – Prorektor për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik.

Sahiti tutje shkruan se një profil tjetër për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, do të bëhet e ditur ditëve në vijim, që gjithsesi do të jetë Profesoreshë pasi Statuti i ri obligon që të respektohet kuota gjinore.

“Kështu, në kryesimin e Këshillit Drejtues jam i lumtur që dy menaxhmentet e fundit kanë respektuar kuotën gjinore dhe kemi 3 Profesorë dhe 3 Profesoresha në menaxhmentin e lartë.

Ju uroj shumë suksese menaxhmentit të ri, dhe uroj që standardi që është arritur dy vitet e fundit me menaxhmentin e Rektorit Qerimi, të ruhet dhe të kaloj në një nivel tjetër”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori