LAJMI I FUNDIT:

Menaxhimi i licencave të ofruesve të shërbimeve nga KPM-ja, Auditorja e Përgjithshme: Është karakterizuar me dobësi

Menaxhimi i licencave të ofruesve të shërbimeve nga KPM-ja, Auditorja e Përgjithshme: Është karakterizuar me dobësi
Foto: Arkiv

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se Zyra Kombëtare e Auditimit ka përgatitur planin vjetor të auditimit për sezonin 2023/2024 dhe ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Spanca në një konferencë për media ka folur për auditimin rreth efektivitetit të fondeve për financimin e sportit, për menaxhimin e licencave në Komisionin e Pavarur për Media për periudhën 2008-20223, për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës.


Auditorja e Përgjithshme po ashtu ka folur për auditimin rreth mekanizmave të sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021” në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për komunat  Gjakovë, Klinë dhe Viti si dhe për procesin e Dokumentimit, Vlerësimit dhe Verifikimit në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale për vitin 2020 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në komunat Skenderaj, Obiliq, Gjilan dhe Graçanicë.

Ajo tha se rezultatet e auditimit tregojnë se procesi i menaxhimit të licencave të ofruesve të shërbimeve nga KPM-ja është karakterizuar me dobësi, duke ndikuar që kriteret për aktivitetet mediatike të mos zbatohen.

“Shumica e Mediave veprojnë pa përmbushur obligimet financiare të tarifave vjetore përgjatë viteve dhe masat ligjore ndaj tyre nuk zbatohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ku për pasojë kemi grumbullim të borxheve. Në grumbullimin e borxheve ka ndikuar edhe mungesa e monitorimit të mediave me kohë dhe në mënyrën e duhur, po ashtu, ndërmarrja e hapave konkret ndaj atyre mediave të cilat nuk zbatojnë kriteret dhe anashkalojnë pagesat e tarifave vjetore”, tha ajo.

Spanca më tej njoftoi se operatorët e shpërndarjes dhe ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale të mediave janë licencuar pa plotësuar kriteret.

“Komisioni i Pavarur i Mediave me rastin e vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara për licencat e transmetimit nuk ka marrë parasysh të gjitha kriteret sipas rregullores së përcaktuar.

Po ashtu, ripërtëritja e licencave përcillet me mangësi të konsiderueshme të cilat rrezikojnë integritetin e sistemit të licencimit në Kosovë”, tha ajo.

Sipas auditores së përgjithshme mediat nuk kanë respektuar në mënyrë të vazhdueshme afatin 60-ditor të aplikimit për ripërtëritjen e licencave dhe pavarësisht shkeljeve financiare, autoritetet rregullatore nuk kanë ndërmarrë masa ndëshkuese.

“Në procesin e vendimmarrjes për ripërtëritje të licencave kishte vonesa të mëdha, kryesisht për shkak të mungesës së kuorumit në Komisionin e Pavarur të Mediave duke ndikuar negativisht tek operatorët dhe shërbimet e transmetimit.

Mbledhja e borxheve nga mediat dhe pezullimet-revokimet e licencave të tyre nuk janë realizuar me kohë dhe në mënyrën e duhur nga Komisioni i Pavarur për Media”, thuhet më tej.

Po ashtu u tha se autoriteti rregullativ ka hasur sfida në pezullimin e licencave të ofruesve të shërbimeve mediatike pasi që proceset e pezullimit të licencave nuk janë ndjekur me kujdes.

“Po ashtu mungesa e monitorimit më proaktiv nga autoriteti rregullativ në zbatimin e detyrimeve financiare të ofruesve të shërbimeve mediatike dhe statusin e transmetimeve të tyre ka shkaktuar akumulimin e borxheve.

Për më tepër autoriteti rregullativ nuk kishte ndërtuar një mekanizëm të qartë për pezullimin e përkohshëm të licencave, duke kontribuar në sfida financiare për autoritetin rregullativ dhe ofruesit e shërbimeve mediatike.

Prandaj për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me rregullimin e procesit të menaxhimit të licencave të mediave janë dhënë 5 rekomandime për KPM-në”, tha auditorja Spanca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori