Memphis Depay si asnjë lojtar tjetër – ylli i Lyonit me mesazh special për Van Dijkun e lënduar

Memphis Depay i ka dërguar një mesazh special të lënduarit Virgil van Dijk në golin e shënuar për Lyonin këtë të diel.
Sulmuesi holandez shënoi kundër Monacos, e më pas ngriti fanellën e tij për të mbështetur bashkëkombësin e tij.
“Virgil, qëndroi i fort vëlla”, ishte mbishkrimi që kishte nën fanellë Depay.
Van Dijk pësoi një lëndim të rëndë në ligamente në barazimin 2-2 të Liverpoolit ndaj rivalit lokal Evertonit.
Jordan Pickford bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj tij, duke e detyruar të lëshojë fushën pas vetëm 11 minutash lojë.
Liverpooli ditë më parë konfirmoi se mbrojtësi holandez ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të detyrohet të hyjë në operacion e që me gjasë sezoni për të ka përfunduar para kohe. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































