LAJMI I FUNDIT:

Memoriali i Mandelës së Ballkanit: Vështrimi dhe fjala që komunikon me të gjithë

Memoriali i Mandelës së Ballkanit: Vështrimi dhe fjala që komunikon me të gjithë

U deshën rreth dhjetë vite, që memoriali i Pjetër Arbnorit të vendosej në “shtëpinë” e tij. Në këtë ceremoni u bënë bashkë politikanë të opozitës dhe mazhorancës, që vlerësuan punën e bërë.

Kjo ide nis nga Ministria e Kulturës, për çka u shpall një konkurs kombëtar të cilin e fitoi skulptori i mirënjohur, Sadik Spahija.


“Është një punë e gjatë; kam ndenjur me njerëz që e kanë njohur atë, para dhe mbas nëntëdhjetës, për ta njohur sa më mirë personalitetin e tij – qoftë në dimensionin publik, qoftë në dimensionet intime njerëzore të tij”, thotë Spahija.

Pavarësisht se Pjetër Arbnori vjen nga qytet i njohur, pavarësisht vuajtjeve të shumta gjatë kalvarit të jetës së tij, pavarësisht shumë peripecive që ka kaluar në jetën e tij, ai gjithmonë ka folur në një formë që nënvizon gjuhën e bashkimit, jo në gjuhën e ndarjes. Duke u bazuar në kulturën e tij, në kulturën nga ai vjen, në kulturën e paraardhësve tanë, Spahija është përpjekur që të kap në dimension e tij jo vetëm një dimension të ngushtë personal, por atë i cili e kalon kohën fizike të një njeriu.

“Unë kam ruajtur nga imazhi i tij vetëm portretin; trupi i tij është i konceptuar si një letër e mbështjellur, ku ai shkruan dhe thotë fjalën e vet. Pra një njeri i letërsisë, një njeri i fjalës, i dijes edhe i kulturës. Jam përqendruar tek portreti i cili është një element përfaqësues i psikologjisë së njeriut; jam përqendruar në thellësinë e brendshme të vështrimit të tij – ai nuk sheh në mënyrë të përcaktuar një gjë, ai sheh më thellë edhe më gjerë, duke lënë në çdo pikë kushdo që të kalojë ta ndiejë vështrimin e tij. Ai hedh vështrimin e tij për të komunikuar me të gjithë. “Zgjatja e bazamentit, e cila është një gurë i rëndë, ka lidhje edhe me jetën e tij të vështirë. Nga ana tjetër, sipër kësaj gjendje ndodhet letra e shkruar, përcjellja e fjalës dhe sipër të gjithave ndodhet portreti. Shkallë-shkallë ne shkojmë tek fjala e tij, që përfaqëson figurën edhe imazhin e tij konkret, që është Pjetër Arbnori”.

Profesori i skulpturës, Sadik Spahija, është autor i shumëve veprave, brenda edhe jashtë Shqipërisë. /Valeria Dedaj/Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Kulture
Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Keqinterpretimi i historisë: Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Kulture
Kultura dhe globalizmi

Kultura dhe globalizmi

Kulture
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Kulture
Kalo në kategori