LAJMI I FUNDIT:

Memedi: Deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkonin ‘qetësi’, që të dëgjohet Ibrahimi duke kënduar himnin shqiptar

Memedi: Deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkonin ‘qetësi’, që të dëgjohet Ibrahimi duke kënduar himnin shqiptar

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi sot në Gjykatën Penale të Shkupit dëshmoi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit.

Memedi dëshmoi për momentin kur atë ditë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Zaqirija Ibrahimi e këndonte himnin shqiptar nga foltorja e seancën plenare në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mbaj mend se KRsto Mukoski u paraqit të flasë në foltore dhe e këndonte himnin maqedonas. Menjëherë pasi e këndoi, pash se Xhevat Ademi dhe Artan Grubi, që ishin para meje, u paraqitën ta marrin fjalën dhe e pash se deputeti Zeqirija Ibrahimi, në të djathtën time u paraqit pas tyre. Pasi përfundoi me himnin Mukoskii, kryesuesi Trajko Veljanovski i dha fjalën Ibrahimit, edhe pse të tjerët u paraqitën para tij. E mbaj mend se Xhevat Ademi reagoi pse i ka dhënë fjalë Ibrahimit kur ai ishte paraqitur para tij”, tha Memedi.

Sipas Vesel Memedit, bëhet fjalë për skenar të organizuar për dy arsye. E para ka qenë për shkak se i është dhënë përparësi deputetit Ibrahimi dhe e dyta është sjellja e deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

“Deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkonin ‘qetësi’. Dimitar Stevanxhija uy çua dhe u tha kolegëve ‘qetësi, qetësi’. Mendoj se qetësia kërkohej që të dëgjohet himni shqiptar ku u protestua dhe përcjelleshte se çfarë po ndodh brenda. Dhe sot pas tre viteve, dhe pas 15 viteve nëse më pyesni do ta them të njëjtën, se ishte skenar i organizuar”, tha Memedi.

Memedi tha se Stevananxhija ka kërkuar qetësi në momentin kur është nisur të këndohet himni shqiptar në foltoren e Kuvendit nga deputeti Zeqirija Ibrahimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori