LAJMI I FUNDIT:

Melindën e kapin nga dora dhe nuk e lëshojnë gjatë koncertit në Vjenë – detyrohet ndërhyrja e sigurimit

Melindën e kapin nga dora dhe nuk e lëshojnë gjatë koncertit në Vjenë – detyrohet ndërhyrja e sigurimit
Melinda gjatë koncertit në Vjenë (Foto: Instagram)

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar në muzikën hip-hop.

Ajo së fundmi ka performuar në një koncert në Vjenë, ku ka argëtuar shqiptarët e diasporës që ndodhen atje.

Teksa janë publikuar fotografi dhe video nga ky koncert – një ngjarje e pakëndshme mes tjerash mori vëmendjen në rrjetet sociale.


Melinda gjatë koncertit në Vjenë (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për një moment ku reperja me prejardhje nga Mitrovica i zgjatë dorën turmës së fansave për t’i përshëndetur ata, por ata e tërheqin.

Duke ia mbajtur dorën peng për pak sekonda dhe duke mos e lejuar të lëvizë lirshëm, reperja Ademi u detyrua që t’ua bëjë me dije truprojave të sigurimit për t’i dalë në ndihmë.

Melinda gjatë koncertit në Vjenë (Foto: Instagram)

Në video mund të shihet se si truprojat afrohen në skenë te turma e fansave, duke shikuar me nervozizëm pas momentit kur ata e lëshuan dorën e rap-artistes.

Pak sekonda pasi mori veten nga ngjarja e pakëndshme, Melinda vazhdoi me interpretimin e këngës “X5”, të cilën po interpretonte në momentin kur u shënua incidenti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori