LAJMI I FUNDIT:

Melilla – një qytet i Bashkimit Evropian ku shumë njerëz duan të hyjnë, por nuk munden: Ja pse

Melilla – një qytet i Bashkimit Evropian ku shumë njerëz duan të hyjnë, por nuk munden: Ja pse

Keni dëgjuar për qytetin Melilla?

Është një enklavë spanjolle që mbulon rreth 12 kilometra katrorë përgjatë bregut të Detit Mesdhe dhe është e rrethuar plotësisht nga Maroku.

Edhe pse ndodhet në kontinentin afrikan, Melilla është pjesë e Bashkimit Evropian. Së bashku me Ceutën, ajo përfaqëson dy territoret e vetme të Bashkimit Evropian në Afrikë.


Sot Mellila ka status autonom. Në të mund të shihni ndikimet e kulturave të shumta – nga fenikasit e lashtë, bizantinët deri te visigotët. Ajo ka një qendër të bukur historike – Melilla la Vieja, e cila është e rrethuar nga mure të mrekullueshme, por edhe plazhe të shumta mahnitëse. Megjithatë, ata që e vizitojnë si turist janë të rrallë.

Për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike, shpesh është objektiv i emigrantëve që duan të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian. Për të njëjtën arsye, rrethoja të larta u ngritën në kufirin midis Marokut dhe Melillas, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ato nuk mund të parandalojnë lëvizjet e dëshpëruara të njerëzve që kërkojnë një shans për një jetë të re edhe me koston e vetes.

Si është jeta në Melilla u kontrollua nga ekipi i kanalit Yes Theory në YouTube, i cili kaloi 50 orë në këtë qytet të çuditshëm evropian në kontinentin afrikan.

/Telegrafi/