LAJMI I FUNDIT:

Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Ditët me komplekse janë pas Melanie

Aktorja tashmë është pasqyrë e shëndetit dhe vitalitetit të saj, në moshën 63-vjeçare. Asnjëherë nuk është vonë!

Aktorja duket fenomenale këto ditë, por kjo mund t’i falënderohet vetëm një menyje të kujdesshme, si dhe një grupi të vështirë ushtrimesh.

Ajo kombinon ushtrime joga, ngritje peshash, galiç dhe ecje, transmeton Telegrafi.

“Ushtroj me një trajner të respektuar të GPG-së tri herë në javë. Jam e vendosur të qëndroj në formë në moshën 63-vjeçare! Ne qeshim, ai më bën të ushtroj shumë. Unë jam një grua mirënjohëse tani”, thotë ajo.

Për të ruajtur masën muskulore, Melanie ushtron me pesha dhe kjo është ajo që rekomandohet për të gjitha gratë mbi dyzet vjeç.

Përveç stërvitjeve të vështira, ajo kujdeset edhe për dietën e saj si shumica e aktorëve në Hollywood.

Melanie ha kryesisht ushqime të freskëta, proteina të lehta, karbohidrate dhe fruta të pasura me antioksidantë, të gjitha në mëngjes.

Për drekë ha perime dhe mish të zier, ndërsa në mbrëmje ha perime të pjekura në skarë dhe mish pule.

/Telegrafi/